Gjendet pa shenja jete trupi i një personi
Transmetuar më 31-12-2018, 14:07

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kosovë.

Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Gllavicë të Lipjanit.

Policia njofton se personi është gjetur pa shenja jete, në traktorin e tij në arat e fshatit.

Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konstatuar mjeku kujdestar, njoftojnë mediat vendase.

Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së të ndjerit.

Për të mësuar detajet e vdekjes, me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore./a.k/noa.al/