Transmetuar më 31-12-2018, 13:46

Një aksidenti i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Fier.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur mesditën e sotme.
Aksidenti ka ndodhur në Roskovec, ku një kalimtar është përplasur për vdekje nga një automjet.
I ndjeri i cili po kalonte rrugën, në aksin Kuman-Roskovec është përplasur nga një automjet në lëvizje.
Si pasojë ka gjetur vdekjen Baki Shahu, rreth 58-vjeç.
Policia po heton shkaqet e aksidentit./a.k/noa.al/