Pogradec, gjendet edhe trupi i dytë i peshkatarit të mbytur në rezervuar
Transmetuar më 31-12-2018, 09:40

Është gjetur edhe trupi i dytë i pajetë i peshkatarit që u mbyt në rezervuarin e fshatit Bradomirë të Pogradecit.

Ramazan Kojtari, 56 vjeç u mbyt mbrëmjen e shkuar bashkë me një person tjetër, teksa kishin dalë për peshkim.

Trupi i peshkatarit tjetër Arben Pupa, u gjet dhe është nxjerrë nga uji prej banorëve të fshatit dhe shërbimeve të Policisë që shkuan në vendngjarje mbrëmjen e shkuar.

Ndërsa Kojtari është arritur të nxirret nga uji I ftohtë vetëm mëngjesin e skësaj të hëne 31 dhjetor pas kërkimeve të polumbarëve.

Si Kojtari dhe Pupa ishin banorë të zonës dhe administronin këtë rezervuar. Sipas dëshmive ata herë pas here dilnin për peshkim pasi hidhnin rasatin e peshkut për shumim.

Dyshohet se pikërisht mbingarkesa në varkë mund të ketë çuar në përmbytjen e saj pasi kishin zënë një sasi të madhe peshku. Gjithsesi këto janë vetëm dyshime, pasi askush nuk e ka parë ngjarjen.

Grpi hetimor po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes./b.l/noa.al/