Tavolinë e bollshme natën e madhe të ndërrimit të viteve, kujdes me ushqimin
Transmetuar më 31-12-2018, 08:20

Nata festive e ndërrimit të viteve dhe ditët e para të Vitit të Ri, përveç argëtimit, mbi të gjitha, duhet të jetë e shëndetshme.

Pas drekave dhe darkave të pafundme me miqtë e të afërmit, në fund duhet të kesh parasysh që nëse e tepron me ushqimin, gjithҫka do të jetë problem. Ndaj ki parasysh disa rregulla bazë:

Respekto ritmin e ushqimit- Pavarësisht se janë ditë festash, respekto regjimin tradicional: mëngjes, drekë dhe darkë. Por vaktet në mes, mundohu t’i eliminosh.

Hani gjithҫka në sasi të vogla- Përpiqu që gjatë festave të hash pa u ngopur, sepse kështu mund të shijosh më shumë. Pra, ha në sasi të vogla dhe gjëra të shumëllojshme.

Sa më shumë fruta dhe perime- Frutat dhe perimet duhet të jenë pa masë. Në ushqimet e festave, fibrat dhe uji duhet të jetë me shumicë, sepse kështu i djeg më mirë kaloritë dhe yndyrat.

Elimino ushqimet e rënda me yndyrë- Sa më shumë peshk gjatë këtyre ditëve apo mish të lehtë e pa yndyrë. Jo ushqime të rënda si mishi i kuq apo ëmbëlsirat e sherbetosura. Dhe kujdes me masën.

Mos lër pas dore lëvizjen- Mund të jesh pushim gjatë gjithë këtyre ditëve, pork jo nuk do të thotë se duhet të rrish gjatë gjithë ditës në shtëpi apo në ambiente të mbyllura. Shmang sa më shumë të mundesh jetën pasive, duke u përpjekur të lëvizësh sa më shumë.