Transmetuar më 30-12-2018, 21:46

Një ditë para ndërrimit të viteve autostrada Tiranë-Durrës është përgjakur sërish.

Këtë mbrëmje ka ndodhur një aksident ku një këmbësor është përplasur nga një automjet.

Gjendja shëndetësore e këmbësorit është e rëndë.

Emri i të plagosurit ende nuk është bërë i ditur, por mësohet se ai është dërguar menjëhrë në spitalin e Traumës në Tiranë.

I dëmtuari ka tentuar të kalojë autostradën në këmbë, por është përplasur nga një automjet.

Ndërkaq një tjetër aksident ka ndodhur brenda në kryeqytet, kësaj here në rrugën “5 maji”.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:00 dhe makina është përmbysur plotësisht duke bllokuar dhe rrugën.

Aktualisht nuk raportohet për persona të lënduar, apo sesi ka ndodhur aksidenti.

Forca të shumta policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po përpiqen që të zbardhin shkaqet e aksidentit, i cili ndodh një natë para ardhjes së Vitit të Ri./a.k/noa.al/