Transmetuar më 30-12-2018, 14:50

Mënyra se si të gjen nata e ndërrimit të viteve, thuhet se ndikon për ecurinë e vitit që sapo nis. Kështu më poshtë ju sjellim disa rite nga shtete të ndryshme të botës, në mënyrë që Viti i Ri të vijë sa më i mbarë.

Në Belgjikë, nata e ndërrimit të viteve mbyllet me një supë me qepë, kjo pasi cilësohet si mënyrë pastrimi. Është mirë që kësaj supe ti shtoni edhe lakër.

Në Brazil, të rinjtë vishen me të verdha në nderim të diellit dhe një jete të artë, pasi kjo ngjyrë cilësohet si simbol i mbarësisë dhe bollëkut. Një mënyrë mjaft e përdorur është edhe hedhja e një gote vere pas shpine në mesnatë, për të larguar fatin e keq.

Në Gjermani, është traditë që Viti i Ri ta gjejë tavolinën plotë, si mënyrë për të pasur mbarësi dhe bollëk.

Ndërsa në Japoni, përfitohet nga Viti i Ri për të pastruar shtëpinë, pastrim i cili duhet të zgjasë deri më 3 janar. Në këtë mënyrë festohet duke falenderuar Zotin, dhe shtëpia bëhet gati për ta pritur vitin me mbarësi. Ndërkohë kur bien kambanat në tempujt budist, bëhet rrëfimi i të gjithë mëkateve, në mënyrë që viti i ri ti gjejë të çliruar.

Në Greqi festohet në shtëpi, ku mysafirët që hyjnë në derë duhet të thyejnë një kokërr shegë, ndërsa në dysheme duhet të ketë qiqra, të cilat cilësohen si fatsjellëse. Në tavolinë shërbehet një tortë, ku fshihet një monedhë, shkruan noa.al. Atij që i bie në pjesë, do të jetë njeriu më me fat i vitit.

Spanjollët në mesnatë për të pasur një vit me fat dhe bollëk hanë 12 kokrra rrush, nga një për çdo muaj. /a.y/noa.al