Transmetuar më 30-12-2018, 14:32

Jade Lake është një vajzë 8-vjeçare e cila vuan nga sindroma e Leigh, një sëmundje neurologjike progresive e cila prek sistemin nervor qendror dhe më konkretisht zonën qendrore të trurit. Një sëmundje e trashëgueshme, e cila bëri që aji të vuajë nga epilepsia dhe të ketë një moshë mendore prej 2-vjeçareje.

E njëjta sëmundje ka vrarë edhe dy vëllezër dhe një motër të saj, trupat e të cilëve dalëngadalë u dobësuan për shkak të dëmeve të rënda cerebrale.

Angel u nda nga jeta kur ishte 3 vjeç, në vitin 2011, AJ u shua kur ishte vetëm 3 muajsh në vitin 2014 dhe vetëm një vit më vonë, Jasmine u nda nga jeta në moshën 9-vjeçare.

Tashmë prindërit e saj Adele dhe Craig Lake, po përjetojnë momente tmerri duke menduar dhe përjetuar momentet e fundit të jetës së fëmijës së tyre të katërt.

Por në rrjetet sociale kanë shpërthyet një lumë fyerjesh dhe sharjesh ku thonë gjithfarësoj.

“Na shajnë nga forma nga më të ndryshme. Na kanë shkruar se duhet të sterilizohemi! Fëmijët tanë i tallin në rrugë. E dimë që jeta i ka dhe këto anë, por ky është vetëm mendimi i tyre”, thotë Craig.

46-vjeçari anglez ka ngritur deri më tani arkivolët e tre fëmijëve dhe jeton me frikën se një gjë e tillë mund të përsëritet sërish. “Nuk e dimë se sa i mbetet Jade. Mund të bjerë të flejë në darkë dhe të mos zgjohet më”, thonë prindërit.

Sindroma e Leigh, shkatërron gradualisht qendrën e trurit dhe deri më tani nuk ekziston asnjë ilaç që ta ngadalësojë përparimin e saj.

“Do më pëlqente ti thoja vetes se do jetë me ne pas pesë vitesh. Por për fat të keq nuk mund t’ia garantojmë. Jade është fëmija jonë e parë që arrin të flasë dhe të ecë. Fëmijët me sindromë të tillë nuk i kryejnë këto veprime”, thotë Adelie, e cila është 33 vjeçe dhe që sipas mjekëve, prej saj është mbartur edhe gjeni vdekjeprurës.

Sipas saj, kur fëmija shkon deri në 8 vjeç, mjekët thonë se ka jetuar gjatë, shkruan noa.al.

Fëmija i parë që humbën, Angel, vdiq në krahët e të atit, vetëm dy ditë pasi u sëmurë, ndërsa AJ ndërroi jetë 12 orë pasi u prek nga temperatura e lartë.

Adele dhe Craig thonë se asnjë prej fëmijët e tyre nuk ishte i planifikuar, por nga ana tjetër deklarojnë se nuk besojnë tek aborti.

“Njerëzit mund të mendojnë se kemi të drejtë apo gabim, por për ne jeta është jetë dhe asgjë tjetër nuk ka rëndësi. Por pas kaq fatkeqësish nuk kemi plane për fëmijë të tjerë. Kemi patur mjaftueshëm. Do sigurohemi maksimalisht që të mos ketë më incidente”, thotë Craig. /a.y/noa.al