Transmetuar më 30-12-2018, 14:02

Një apartament është përfshirë nga zjarri gjatë mesditës së sotme në Elbasan. Zjarri ka rënë në një apartament, në katin e tretë të një pallati në lagjen “5 Maji”.

Si pasojë e zjarrit janë krijuar momente paniku, duke bërë që banorët të dalin të terrorizuar dhe duke nxjerrë nga banesë gjithë sa mundën.

Në vendin e ngjarjes mbërriti shërbimi zjarrfikës, duke e vënë situatën nën kontroll.

Si pasojë e flakëve të cilat mendohet se kanë ardhur si pasojë e shpërthimit të një bombole, janë shkaktuar dëme të shumta materiale, por pa të lënduar në njerëz.

Për të hedhur dritë mbi gjithë sa ka ndodhur, hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al