Transmetuar më 30-12-2018, 12:26

Këngëtari Ernest Duka, i njohur nga të gjithë si Stine, ka deklaruar publikisht ndarjen nga nëna e vajzës së tij, Graciela.

Gjithçka e ka bërë nëpërmjet një publikimi në rrjetet sociale ku ka publikuar edhe një foto të saj.

Ai e falënderon për kohën e bashkuar bashkë, por shton se pavarësisht mundësive gjërat nuk kanë shkuar siç duhet mes tyre.

“Edhe pse fundvit, gjej lartësinë shpirtërore për të falenderuar për çdo moment të bukur dhe të vështirë të kaluar së bashku! Kam bindjen e plotë se do funksionojmë më mirë pa njeri tjetrin! E kemi patur fatin dhe mundësinë me mijëra herë për të kaluar barrierat e jetës, por ndonjëherë gjërat nuk shkojnë ashtu siç ne i mendojmë! Kështu që nuk mbetet tjetër, veçse të të uroj çdo të mirë të mundshme tani e tutje!”, shkruan Stine.

Si pasojë e lidhjes disa vjeçare mes tyre, çifti kanë bashkë një vajzë me emrin Estia. /a.y/noa.al