Transmetuar më 30-12-2018, 11:43

Akuzohet për përdhunimin e qindra grave, një person i njohur si “shenjtor”. Nën akuzë është vënë Joao de Deus, një lloj “shenjti” në Brazil.

Deri më tani, rezultojnë të provuara katër raste përdhunimesh dhe për këtë arsye u arrestua gjatë kësaj të premte.

Sinjalizimet për abuzime janë me qindra, por të provuara rezultojnë katër raste, ku të dëmtuarat kanë denoncuar gjithçka me dëshmi personale.

Ndërkohë sinjalizime të tjera abuzimesh kanë ardhur edhe nga Gjermania, Australia, Belgjika, Bolivia, SHBA dhe Zvicra, shkruan noa.al.

Një pjesë e viktimave i bën denoncimet nëpërmjet email [email protected].

76-vjeçari praktikonte ato që njihen si “shërime shpirtërore” në tempullin e tij në

Abadiania, në shtetin e Goias. Nga hetimet e kryera dyshohet se janë 225 viktimat e identifikuara që dyshohet të jenë përdhunuar, me moshë nga 9 deri në 67 vjeçe. /a.y/noa.al