Transmetuar më 30-12-2018, 10:44

Mori një letër dashurie në moshën 99-vjeçare, plotë 77 vite pasi ajo ishte dorëzuar.

Phyllis Ponting kishte pranuar propozimin për martesë nga Bill Walke, i cili pak më vonë ishte dërguar në Indi për luftë.

Largësia e vuri në provë të fortë dashurinë e tyre, duke mos arritur më të dëgjohen dhe humbën çdo kontakt me njeri tjetrin, teksa ai humbi jetën në luftë.

Koha kaloi dhe pas gjetjes së një anije të vjetër të mbytur, gruaja zbuloi një letër e cila ishte nisur për të 77 vite më parë.

Phyllis nuk e harroi kurrë dashurinë e saj të parë dhe marrja e letrës i dhuroi një gëzim të madh.

“Më donte vërtetë shumë dhe me kthimin e tij do vinte me vrap në shtëpinë time”, tregon gruaja.

Dy të rinjtë u njohën në Devizes, kur Bill ndodhej në kazermën e regjimentit anglez në Wiltshire.

Në letër shkruheshin emocionet e të riut dhe gëzimi që ndjente teksa Phyllis, kishte pranuar propozimin e tij për martesë dhe se me zor priste të bëhej bashkëshorti i saj, shkruan noa.al.

Letra u gjet në një anije të vjetër britanike, në të cilën u gjetën 700 letra ushtarësh, të ruajtura në gjendje të mirë. /a.y/noa.al