Transmetuar më 30-12-2018, 10:22

Një aksident i rëndë u shënua mbrëmjen e djeshme, e shtunë në rrugën që lidh Martano me Otranton, në Itali.

Dy makina përfunduan jashtë rruge, duke u përplasur me një mur, ku për pasojë pesë persona mbetën të plagosur.

Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin mund të jetë bërë një manovër e gabuar.

Brenda njërës makinë ndodheshin katër shqiptarë, pak më shumë se 20 vjeç, ndërsa në makinën tjetër një grua italiane nga Martano.

Si pasojë e plagëve të marra, katër shqiptarët ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa gruaja italiane me dëmtime më të lehta.

Aktualisht të lënduarit ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. /a.y/noa.al