Transmetuar më 30-12-2018, 08:53

Ami ka treguar se Ermali bën shpesh rrengje dhe situata komike, por teksa ishte e ftuar në “Xing me Ermalin”, ajo tregoi se moderatori në jetën e përditshme nuk është si në ekran dhe nuk bën humor.

“Më pyesin shpesh njerëzit si ja del që jeton me Ermalin. Thonë që jeta ime duhet të jetë gjithmonë e qeshur, humor gjithë ditën. Por nuk është kështu njerëz më besoni. Edhe im shoq është një njeri si gjithë të tjerët, edhe nervozohet.

Me Ermalin në shtëpi ose në ambiente pune nuk qeshim fare”, tregoi Ami.

Më tej ajo shtoi se ata që e njohin nga afër presin që të bëjë humor por tha se në fakt është e kundërta.

“Është serioz dhe nuk bën shumë humor”, u shpreh Ami.