Transmetuar më 30-12-2018, 08:42

Eli Fara është një prej artisteve më të dashura të ekranit në shqiptar, e cila është nënë e një vajze.

Ajo ka zbuluar se kur ka qenë më e re, thoshte që donte të kishte tre fëmijë. Por me kalimin e kohës, gjërat ndryshuan.

Eli vazhdon të jetë e të njëjtit mendim, por mungon njeriu i duhur.

“Më parë thoja dua të kem 3 fëmijë. Nuk kam dashur kurrë që të kisha vetëm një. Ndoshta profesioni, koha kalon shpejt. Pastaj është edhe problemi tjetër që fëmijën duhet ta bësh me njeriun e duhur. Nuk është aq e lehtë të bësh një fëmijë. Ndoshta nuk më doli përballë ndonjë njeri i duhur që të bëja një tjetër fëmijë”, tha Eli Fara në një intervistë për ‘Thumb’.

Pavarësisht kësaj, Eli është shumë e lumtur që gëzon bukuroshen e njohur për publikun, Marina Fara.