Transmetuar më 29-12-2018, 21:53

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen dhe plagosjen ka ndodhur pas një përplasjeje me armë në Elbasan.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme.

Si pasojë e përplasjes me armë zjarri, një person ka vdekur ndërsa 2 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Kombinatit Metalurgjik.

Tre personat e plagosur dyshohet se kanë qenë në një makinë dhe janë qëlluar në prani të familjarëve të tyre.

Gjendja e të plagosurve është e rëndë.

Dyshohet se përplasja me armë lidhet me përplasjen e bandave në qytetin e Elbasanit.

Vijojnë hetimet në lidhje me ngjarjen kriminale./a.k/noa.al/