Transmetuar më 29-12-2018, 19:39

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Bulqizë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme ku në një tunel në Shupenzë, është gjetur trupi i pajetë i një personi.

Trupi i pajetë është gjetur në tunel nga banorët në fshatin Zogaj.

Ende nuk është identifikuar kufoma e të ndjerit, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje.

Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes./a.k/noa.al/