Transmetuar më 29-12-2018, 18:20

Cristiano Ronaldo vijon të mbetet i frikshëm në shifra pavarësisht viteve që kalojnë.

Ylli portugez është bërë shënuesi më i mirë në "Serinë A" gjatë fazës së parë.

sulmuesi i cili aktivizohet te Juventus arriti të shënojë 14 gola në fazën e parë të kampionatit italian.

Ronaldo gjatë ditës së sotme shënoi dy gola në fitoren 2-1 të Juventusit kundër Sampdorias në kuadër të javës së 19-të në "Serinë A".

Nëse bazohemi në histori, Rui Costa është portugezi që ka shënuar më shumë gola në "Serinë A", gjithsej 50 me Fiorentinën dhe Milanin./a.k/noa.al/