Transmetuar më 29-12-2018, 14:25

Zhvillimet e shumta teknologjike kanë sjellë me vete edhe disa sfida me të cilat po përballemi, sidomos prindërit.

Personat që kanë probleme me sytë janë shtuar ndjeshëm vitet e fundit.

Prandaj është me rëndësi të ndiqni disa këshilla për të mbrojtur sytë. Ndër mënyrat më të mira për mbrojtjen e syve është kujdesi gradual përmes ushqimeve që konsumoni.

Spinaqi – Është i pasur me hekur dhe gjithashtu përmban karotenoidë dhe luteinën, të cilat ndihmojnë për të mbrojtur sytë nga katarakti dhe degjenerimi makular.

Karota Vitamina –  Është thelbësore për të mbajtur sytë tuaj të shëndetshëm, pasi ajo përmban beta-carotene, një antioksidant me vlerë. Kjo vitaminë zvogëlon rrezikun e degjenerimit makular dhe të kataraktit. /k.k/noa.al/