Transmetuar më 29-12-2018, 13:36

E kush më mirë sesa fëmijët mund të japin shembuj pozitivë te të tjerët.

Është vetëm 6-vjeçe dhe kaloi festën e Krishtlindjes duke u shpërndarë ushqim të pastrehëve.

Pearly Rose McGowan, u frymëzua për të ndihmuar njerëzit e pastrehë në qytet, në Gllasgou, pasi pa një person të flinte në rrugë ndërsa kthehej nga kinemaja në prag të Krishtlindjes.

Ditën tjetër, e vogla i kërkoi gjyshit  të saj Martin, nëse ai do ta ndihmonte të krijonte çanta me ushqim për njerëzit e pastrehë.

Kështu e gjithë familja u mobilizua për të gatuar ushqim për njerëzit që jetojnë në rrugë. /k.k/noa.al/