Transmetuar më 29-12-2018, 13:13

Ministrja e re për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka folur për emisionin “JAVA” në RTSH, pak pas vendimit te kryeministrit Rama për ta bere atë pjesë të kabinetit qeveritar.

Ajo ka treguar se emërimi i saj ka qenë totalisht surprizë, pasi nuk ishte në dijeni për lëvizjen e kryeministrit.

Sa i takon përzgjedhjes së ministrave gjatë ditës së djeshme, Spiropali u shpreh se Rama është konsultuar paraprakisht, por vendimi ka qenë plotësisht i tij.

E dinit në mëngjes çfarë do të ndodhte me qeverinë?

“Nuk e dija as unë, as persona të tjerë besoj. Mund të quhet një diskrecion i kryeministrit, pasi është konsultuar me shumë, por emrat i vendosi Rama.

Kur ju më telefonuat unë isha në makinë duke shkuar në Asamble, nuk e kisha këtë dijeni” u përgjigj Spiropali.