Transmetuar më 29-12-2018, 12:31

Banorët e Bregut të Lumit në Tiranë i janë bashkuar “protestës së diasporës” përpara kryeministrisë.

Ata pretendojnë se po u bëhet padrejtësi me vendimin për prishjen e banesave që preken nga zgjatimi i Bulevardit të Ri.

Banorët marshuan në këmbë drejt godinës së qeverisë.

Për mediat thanë se nuk do të lejojnë prishjen e shtëpive të tyre pa u konmpensuar.

Ata u shprehën se do të qëndrojnë të vendosur për të parandaluar çdo veprim arbitrar në dëm të familjeve të tyre. /k.k/noa.l/