Transmetuar më 29-12-2018, 10:48

Shafrani i Indisë po përdoret në të gjithë botën për qëllime të ndryshme, duke filluar nga gatimi deri maskat për fytyrë. Ai është i pasur me vitaminat e duhura që rigjenerojnë lëkurën, zhdukin aknet, rrudhat dhe skuqjet në fytyrë.

I kombinuar me tulin e kastravecit do të krijonit një maskë të shkëlqyer për çdo lloj fytyre. Ju rikujtojmë që kastraveci është i pasur me fosfor, Vitamina A, C, E dhe K, magnez, selen, potas dhe zink.

Vetitë hidratuese dhe freskuese të kastravecit ndihmojnë në heqjen e njollave dhe zbardhimin e lëkurës. Ai shërben gjithahstu si një tonifikues natyral i saj.

Më poshtë do të gjeni një maskë për fytyrë me përbërës kryesor Shafranin e Indisë dhe kastravecin. Ajo që ju duhet janë : tuli i një kastraveci të plotë dhe një lugë çaji pluhur i shafranit të Indisë.

Pasi keni kaluar në frulator tulin e kastravecit, e përzieni bashkë me shafranin e Indisë dhe e aplikoni në fytyrë. Mbajeni për rreth 15-30 minuta dhe më pas lani fytyrën me ujë të vakët. Kjo maskë duhet përsëritur dy herë në javë. Rezultatet janë mbresëlënëse.