Transmetuar më 29-12-2018, 09:38

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka komentuar sërish ndryshimet në qeveri, të bëra dje nga Rama në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste.

Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Vasili shprehet se “7 xhuxhat e rinj në kabinetin qeveritar kanë një meritë të madhe se gajasën dynjanë me hiçgjë-në, që përfaqësojnë”.

Gjithashtu ai shkon më tej duke shtuar se as xhuxhat dhe as breshkat nuk i sjellin frymën Edi Ramës, pasi sipas tij, ky i fundit është i ç’puar.

“7 xhuxhat e rinj në qeveri si tështima dhe gromësima e Ramës?7 xhuxhat e rinj në qeveri kanë një meritë të madhe se gajasën dynjanë me hicgjë-në, që përfaqesojnë. 7 xhuxhat janë thjesht tështima dhe gromësima e radhës e Edi Ramës. 7 xhuxhat e rinj të qeverisë kanë vlerë dhe mund të zgjasin aq sa zgjat një gromësimë”, shkruan Vasili.

Gjithashtu ai shkon më tej duke shtuar se as xhuxhat dhe as breshkat nuk i sjellin frymën Edi Ramës, pasi sipas tij, ky i fundit është i ç’puar.

“Llogarinë e hapur Edi Rama e ka me shqiptarët dhe jo me 7 xhuxha po as me 17, fatin nuk e tij e ndryshon dot, se qindra milion euro-,t e grabitura nga ai kërkojnë shpagim që fillon nga burgu. As xhuxhat as breshkat nuk ja sjellin dot frymën Edi Ramës, se sado që merr frymë nga lart i del e gjitha nga poshtë se është çpuar krejt”, shton Vasili./b.l/noa.al/