Super Hëna e kuqe, në janar pritet një fenomen i veçantë
Transmetuar më 28-12-2018, 23:59

Në vitin 2019, Hëna pritet të vijë jo vetëm e plotë por me një pamje vërtet spektakolare.

Në natën e 20-21 janarit, Hëna e plotë do të përkojë me një eklips hënor, i cili do të bëjë që sateliti natyror i Tokës të marrë një shkëlqim të kuq të ndezur në një efekt që njihet si Hëna e Gjakut.

Në të njëjtën kohë, Hëna do të ulet në pikën më të afërt të Tokës në orbitën e saj, kështu që ajo do të shfaqet masive në qiellin e natës.

Të gjitha këto fenomene së bashku përbëjnë një kombinim të mrekullueshëm që shënon eklipsin e fundit të hënës që do të shohim deri në vitin 2021.

Nga fillimi në fund, eklipsi hënor do të zgjasë pak më shumë se tre orë e gjysmë. Eklipsi i plotë i Hënës së Gjakut do të jetë i dukshëm në shumë pjesë të Tokës, duke përfshirë të gjithë Amerikën e Veriut dhe pjesë të Evropës dhe Afrikës. /k.k/noa.al/