Transmetuar më 28-12-2018, 17:47

Autoritetet turke kanë sekuestruar një sasi prej 1.5 ton kanabis sativa në kufirin doganor me Greqinë.

Droga është zbuluar në një kamion që transportonte soje në portën kufitare Ipsala, në krahinën verilindore Edirne.

Ndërkohë, në mesin e personave të arrestuar është edhe një shqiptar, emri i të cilit ende nuk dihet.

Lënda narkotike ishte e vendosur në 152 thasë të fshehur midis thasëve të mbushura me soje.

Ky është sekuestrimi më i madh i drogës që Turqia ka bërë në një operacion të vetëm në portat kufitare, thuhet më tej.

Mjeti që zyrtarisht po transportonte fara soje së bashku me një trajler tjetër u ndalua në doganë pas një sinjalizimi anonim.

Shqiptari ka pasur rolin e drejtimit të trajlerit dhe droga ishte fshehur mes thasëve me fara soje. /k.k/noa.al/