Transmetuar më 28-12-2018, 17:12

Ashtu siç ishte planifikuar, ka nisur në orën 17:00 ajo që është quajtur “protesta e diasporës”.

Shumë emigratë, që kanë ardhur në Shqipërië për festat e fundvitit, ndodhen në sheshin përpara kryeministrisë.

Bashkë me ta po protestojnë edhe studentët por edhe banorët e “Astirit”.

Më herët Policia e Tiranës u kishte refuzuar lejen për të protestuar, por duket se ky fakt nuk i ka penguar aspak për të dalë.

Parashikohet një manifestim paqësor me thirrje në drejtim të qeverisë.

Kauzat janë të ndryshme, ku studentët protestojnë për plotësimin e tetë pikave, ndërsa banorët e “Astirit” për prishjen e banesave të tyre.

Organizatori i kësaj proteste është Genc Sejko, i njohur si “njeriu i memeve”. /k.k/noa.al/