Transmetuar më 28-12-2018, 17:05

Nëse keni siklet të buzëqeshni për shkak se dhëmbët tuaj janë të verdhë më poshtë keni këshilla sse si ti zbardhni ato në kushte shtëpie.

Ja si duhet të veproni:

Vaji i kokosit

Vaji i kokosit thuhet të ndihmojë zbardhjen e dhëmbëve thjesht duke e aplikuar direkt mbi sipërfaqen e dhëmbëve. Ky i fundit do të eliminojë bakteret që shkaktojnë veshjen e dhëmbëve me pllakëza dhe u japin një ngjyrë të verdhë. E gjitha kjo falë acidit laurik.

Scrub me luleshtrydhe

Luleshtrydhet janë të pasura me vitaminë C, një lëndë ushqyese që mund të pastrojë pllakëzat e krijuara mbi sipërfaqen e dhëmbëve. Luleshtrydhet gjithashtu kanë acid malik që mund të pastrojë njollat sipërfaqësore. Skrabi gjithashtu kërkon kripë, e cila mund të heqë njollat dhe sode buke (opsionale) për vetitë e saj zbardhuese

Ja se çfarë duhet të bëni:

Merrni një deri në tre luleshtrydhe të mëdha dhe shtypini derisa të përftoni një masë homogjene

Shto një majë kripe dhe nëse do të përdorni sode buke, shtoni gjysmë lugë çaji.

Para se të aplikoni pastën me furçën e dhëmbëve sigurohuni që goja juaj të mos jetë shumë e lagësht.

Bëni këtë çdo natë për një javë për të parë rezultatet.