Transmetuar më 28-12-2018, 16:46

Ish-deputeti demokrat Astrit Patozi ka ironizuar shkarkimet e fundit të ministrave.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ai shkruan se më lehtë importohen ministra se sa patate nga Kosova.
" Më pyeti një mik se si më dukeshin ndryshimet e fundit ne qeveri.
– Po çfarë të them unë? iu përgjigja. Është fakt që për çështjen kombëtare kemi bërë hapa të rëndësishëm përpara. Falë timonierit, tani nga Kosova është më e lehtë të importosh ministra, se sa të sjellësh në Shqipëri patate (kumpira i thonë në Kukës dhe Prizren).
Sepse për të parët, të paktën nuk na duhet të paguajmë taksa", shkruan Patozi në postimin e tij./a.k/noa.al/