Transmetuar më 28-12-2018, 15:41

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi përndiqte një grua.

Ai u ndalua nga Karabinierët e Stacionit të Caldonazos, ndërsa 41-vjeçari është identifikuar me inicialet H.R.

Burri shqiptar kishte pikasur një grua nga Valsugana, me të cilën kishte hyrë në bisedë. Fillimisht komunikimi mes tyre ishte normal, dhe më pas shqiptari kishte nisur të tregohej agresiv.

Shqiptari kishte tentuar të krijonte lidhje intime me të. Gruaja italiane kishte refuzuar gjithnjë, duke i kërkuar marrëdhënien thjeshtë miqësore.

Por, shqiptari ka këmbëngulur vazhdimisht, duke i krijuar shqetësime asaj, duke ndryshuar mënyrën e jetesës dhe zakonet për të shmangur takimet me të.

E ndodhur në këtë situatë, ajo ka denoncuar shqiptarin. Autoriteti gjyqësor pas arrestimit, vendosi masën e sigurisë së arrestit shtëpiak deri në vendimin përfundimtar. /k.k/noa.al/