Transmetuar më 28-12-2018, 14:26

Dëshiron një bark të sheshtë? Ja harta e një dite të tërë e mbushur me zgjedhjet e duhura të ushqimeve dhe ushtrimet më efikase që nuk ta shkatërrojnë jetën dhe ta tonifikojnë barkun.

Ha tërshërë në mëngjes- Ha qull tërshëre në mëngjes. Fibrat e tretshme në të dhe te mollët shkrijnë dhjamin e barkut. Është vërtetuar që 10 gramë më shumë në ditë, e rrëzojnë barkun me 4 për qind në pesë vjet, nga studimet e universitetit Ëake Forst të Karolinës së Veriut në SHBA. Ju duhet të hani 25 deri në 30 gramë në ditë. Kini parasysh që një pako me tërshërë të gatshme ka vetëm 3 gramë fibra të tretshme dhe një pako me fruta pylli 4 gramë.

Pi çaj jeshil- Gjerb ca çaj jeshil. Pjesëmarrësit në një studim që bënin ushtrime dhe pinin dy filxhanë çaj jeshil më shumë në ditë, humbën në gjashtë muaj më shumë dhjamë në pjesën e barkut sesa ata që nuk pinin asnjë filxhan çaj. Catechin, përbërësi i gjetur në çajin jeshil, mund të rrisë aftësinë për të djegur dhjamin, thonë studiuesit.

Ha fruta të thata dhe vajëra me acide yndyrore– Mos e hiq vajin nga sallata. Acidet yndyrore mono të pangopura (MUFA) dhe ato poli të pangopura (PUFA), që gjenden në disa vajëra dhe fruta të thata, mund të ndihmojnë të qëndrosh elegante. Në një studim, njerëzit rezistentë ndaj insulinës që kishin një dietë të pasur me MUFA nuk kishin fatin e atyre me dietë të pasur me karbohidrate, të cilët e shihnin dhjamin të zhvendosej  drejt barkut. Përfshi në dietë yndyrnat bimore, si dy lugë gjalpë bajame, një çerek avokado ose hidhi sallatës 1 lugë vaj ulliri, çdo vakt.

Ha shumë kos- Ha kos në vaktet e ndërmjetme. Bulmetrat ndihmojnë të mbash muskujt dhe të depozitosh më pak dhjamë. E kanë thënë dietologët e Universitetit të Tennessee nga një studim ku hanin 350 gramë kos pa yndyrë çdo vakt dhe humbën 81 për qind më shumë dhjamë të zonës së barkut sesa ata që thjesht ulën numrin e kalorive. Rritja e kalciumit  minimizon kalcitriolin, një hormon që nxit depozitimin e dhjamit. Rritja e tij gjithashtu ul sasinë e kortizolit, hormoni që rrit dhjamin në thellësi të barkut që shkakton edhe sëmundje zemre dhe diabet.