Transmetuar më 28-12-2018, 14:09

Këngëtari Alban Ramosaj, është ndër artistët më të pëlqyer të momentit, sidomos nga vajzat. Së fundmi ka publikuar projektin më të ri muzikor me titull “Ëndrrat e mia”.

Projekti i realizuar me videoklip është pjesë e trilogjisë së tij, pas dy këngëve të lançuara muaj më parë. Këngën e ka realizuar Redbox ndërsa për tekstin dhe melodinë e ka bërë vet këngëtari.

Kënga u prit mjaft mirë nga publiku dhe u suportua shumë nga personazhet e njohur në rrjetet sociale. Vëmendje tek ndjekësit mori edhe mbështetja nga të afërmit, veçanërisht nga Anxhelina dhe Agnesa.

Ato kanë publikuar në profilet e tyre në ‘Instagram’ pjesë të këngës, duke ju kërkuar fansave që ta klikojnë.

Me këtë veprim ato kanë treguar se marrëdhënia mes kushërinjve është përmiësuar dhe ata vazhdojnë të jenë sërish të bashkuar për të festuar sukseset e njëri-tjetrit./b.l/noa.al/