Çfarë ndodh me trurin gjatë kohës që hamë ushqim
Transmetuar më 28-12-2018, 13:31

Është i ditur fakti që gjatë kohës që hamë ushqim trupi ynë çliron hormonin e mirëqenies, dopaminën. Por së fundmi një studim i ri gjerman i ‘Max Planck Institute for Metabolism Research’, sugjeron se prodhimi i kësaj kënaqësie ndodh në dy momente të ndryshme.

Së pari kur ushqimi gëlltitet për herë të parë dhe momenti i dytë, kur përfundon në stomak.

“Me ndihmën e një teknike të re tomografie jo vetëm arritëm të zbulonim dy momente kulmore dopamine, por edhe të zbulojmë zonat e ndryshme të trurit që lidhen me këtë veprim”, thotë drejtuesi i studimit Marc Tittgemeyer.

“Ndërsa momenti i gëlltitjes lidhet me zona të trurit që merren me perceptimin, kur ushqimi shkon në stomak, aktivizohen zona cerebrale të lidhura me funksionet konjektive”, shpjegon eksperti, shkruan noa.al.

Në studim u përfshinë 12 persona të shëndetshëm, të cilët pinë një pije me qumësht dhe fruta dhe më tej ju nënshtruan ekzaminimit.

Kështu u konstatuan dy pika kulmore kënaqësie, kur dhe çlirohej dopamina. /a.y/noa.al