Transmetuar më 28-12-2018, 13:16

Pasditen e djeshme, nga studio “Rudina” ku ishte i ftuar Bes Kallaku bashkë me dy miqtë e tij, Erion Isai dhe Olsi Bylyku, ai rrëfu edhe për jetën e re me të bijën, madje edhe duke u ankuar për kujdesin e pashpjegueshëm dhe përkushtimin e madh të Xhensilës për Ajkën.

Pyetjes së Rudinës nëse i ndodh që ta vërë ndonjëherë Ajkën në gjumë, ai thotë se “ndodh që e kam vënë në gjumë, vjen Xhensila, e puth dhe ajo zgjohet. S’ka gjë, se i ka ardhur ora për të pirë, thotë ajo.

Ndodh që unë nuk jam duke bërë asgjë në dynja, thjesht po shkruaj në kompjuter apo diçka, bëj një zhurmë që as unë nuk e dëgjoj, jo më Xhensila. Zgjohet goca dhe fillon “të kam thënë 100 herë pse i bën këto gjëra?” – tregon Besi me të qeshur.

Ndërsa pjesa e gjumit është një torturë e vërtetë. Si fillim, Ajka do të flinte në krevatin e saj, pastaj, siç u ndodh të gjithë prindërve, u transferua në krevatin e prindërve dhe kaq ishte. Babait i duhet të shtyhet pak më tutje, edhe pak më tutje…

“Tani unë kam zënë vetëm një cep të krevatit. Kam një komodinë te koka e krevatit. Kokën e kam te komodina, ndërsa trupin dhe këmbët, në ajër, si Nadir Murra”, – tregon besi me të qeshur, duke rrëfyer edhe me lëvizje atë që i ndodh çdo natë.

Ajka ka zënë të gjithë hapësirën e krevatit, por ka marrë edhe të gjithë vëmendjen e prindërve. Besi është i bekuar për Xhensilën, yllin që ka në krah, ashtu sikur edhe më shumë i bekuar që Zoti të dy i ka bekuar me Ajkën e ëmbël.