Transmetuar më 28-12-2018, 12:52

Plotë 30 goditje thike në kraharor, bark dhe qafë. Është kjo mënyra me të cilën u vra 16-vjeçarja ruse Safia Askarova, e cila premtonte shumë në fushën e notit, madje kishte fituar medaljen e argjendtë në vendin e saj.

Nikita Malygin, edhe ai i pasionuar pas notit, e qëlloi 30 herë me thikë duke e masakruar, gjithçka pasi e reja kishte vendosur që ti jepte fund lidhjes së tyre, për t’iu përqendruar karrierës sportive.

Ëndrra e saj ishte që të merrte pjesë në olimpiadën e ardhshme dhe do bënte gjithçka për t’ia arritur. Por gjithçka u pre në mes, nga goditjet e thikës së të dashurit të saj më 23 dhjetor, në qytetin e Togliatti.

Sipas dëshmive të miqve të dy të rinjve, Nikita kishte filluar të bëhej ekstremist xheloz për Safia, aq sa ishte kthyer në makthin e saj, shkruan noa.al.

Alarmi për zhdukjen e adoleshentes u dha nga prindërit e saj, të shqetësuar pasi nuk po kthehej nga pazari dhe se celulari dilte gjithmonë i fikur.

Trupi i së resë u gjet në një kantier ndërtimi të braktisur, të dielën më 23 dhjetor. /a.y/noa.al