Transmetuar më 28-12-2018, 12:35

Cristiano Ronaldo është një nga sportistët më të paguar në botë. Pavarësisht moshës (mbush 34 vjeç më 5 shkurt), gjatë vitit të ardhshëm pritet t’i rritë të ardhurat e tij, që vijnë kryesisht nga paga dhe kontratat nga reklamat.

Parashikohet që CR7 të kalojë shifrën e 110 milionë eurove brenda 2019-ës. Më poshtë janë listuar shifrat e Ronaldos, nga ndjekësit në rrjetet sociale te të ardhurat ngë paga dhe reklamat.

149 milionë ndjekës në Instagram.

53 milionë fansa në Facebook.

7 milionë ndjekës në Twitter.

110 milionë euro parashikohet të arkëtojë në total Ronaldo gjatë vitit 2019.

78 milionë euro ishin të ardhurat në total të CR7 gjatë vitit 2018 (sipas Forbes).

53,53 milionë euro në sezon është paga bruto e portugezit.

25 milionë janë të ardhurat nga kontratat reklamuese dhe sponsorët.

25 milionë në vit është vlera e kontratës vjetore me Nike.

6 CR7 ka 6 kontrata publicitare aktive.

Renditet i 3-ti në listën e sportistëve më të të paguar gjatë vitit 2018 (Forbes).