Transmetuar më 28-12-2018, 12:33

Deputeti demokrat Klevis Balliu, reagon lidhur me ndryshimet në kabinetin qeveritar.

“Hallall! Kryeministri i hoqi të gjithë ministrat dhe emëroj veten tek të gjitha ministritë! Emërimi i kukullave, PS vdiq”, shkruan ai.

Deputeti demokrat shton se sot zyrtarisht qeveria e Edi Ramës ra por fatkeqësisht ra dhe Partia Socialiste e cila sipas tij, me të mirat dhe te këqijat e saj ka një kontribut.

“Ngushëllime të gjithë socialistëve për vdekjen e PS sot. Edi Rama hoqi të gjithë ministrat duke marrë personalisht drejtimin e tyre. Ky ishte një show dhe tallje për qytetarët”, thotë në mbyllje të qëndrimit të tij Balliu.

Kabineti i ri qeveritar

Erion Braçe zëvendës Kryeministër- Ikën Senida Mesi

Besa Shahini ministre e Arsimit- Ikën Lindita Nikolla

Anila Denaj ministre e Financave- Ikën Arben Ahmetaj

Genc Caka ministër i Jashtëm- Ikën Ditmir Bushati

Belinda Balluku ministre e Energjisë- Ikën Damian Gjiknuri

Bledi Çuçi ministër i Bujqësisë- Ikën Niko Peleshi

Elva Margariti ministrie e Kulturës- Ikën Mirela Kumbaro

Eduard Shalsi ministër për mbrojtjen e Sipërmarrjes- Ikën Sonila Qato

Rikthehet ministria për marrëdhëniet me Parlamentin, emërohet Elisa Spiropali.

Konfirmohen ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe ai i Turizmit Blendi Klosi.

Po ashtu vijojnë në detyrë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko. /a.y/noa.al

Rama bën ndryshime drastike në qeveri, ministrat që ikin dhe kush i pason! Braçe zv.Kryeministër