Transmetuar më 28-12-2018, 21:59

Fjalët e tepërta– Ka një vijë shumë të hollë ndarëse, mes dëshirave të partnerit dhe fjalëve të tepërta dhe kjo vijë nuk duhet kaluar. Kjo pasi ka rezultuar se kur femrat flasin shumë gjatë momenteve intime, dëshira e partnerit bie ndjeshëm.

Kush zhvishet vetë- Ndonëse të zhveshurit vetë, mund të jetë një lojë e nxehtë mes jush, shpesh mashkulli preferon që të zbulojë vetë lëkurën e femrës dhe të vendosë ai se çfarë duhet të zbulojë të parën. Kështu që herën tjetër, lëreni që të jetë ai që të veprojë.

Simulimi i sforcuar– Është e provuar që shumica e femrave simulojnë pikun e kënaqësisë. Por ka disa meshkuj të cilët e dallojnë lehtësisht kur një orgazëm është e stimuluar dhe kur është e vërtetë. Nëse nuk po e shijoni vërtetë momentin, shmangni klithmat e kota, në të kundërt zhgënjimi i partnerit është i sigurtë.

Urdhrat- Këtu bëjnë përjashtim ata pak meshkuj të cilët pëlqejnë të jenë të komanduar. Zakonisht mashkulli pëlqen që të jetë ai që udhëheq.

Ushqimi në shtrat– Edhe pse mund të mos ia marrë mendja, shumë meshkuj e urrejnë faktin, kur femra ha ushqim në shtrat pas orgazmës, shkruan noa.al. Kështu që para se të shkoni drejt frigoriferit, bëni mirë që ta mbani parasysh këtë këshillë. /a.y/noa.al