Transmetuar më 28-12-2018, 21:18

Periudha e fundvitit, jo për të gjithë është e mbushur me gëzim, pasi ka nga ata që janë të përfshirë nga humori i keq, acarimi, madje edhe depresioni.

Nëse muzikat festive i dëgjoni prej javësh nëpër dyqane apo lokale, periudha e fundvitit mund të rëndojë tej mase gjendjen sentimentale të shumë njerëzve.

“Më në rrezik nga përjetimet negative gjatë klimës festive, janë dy lloje personash. Më të prekurit janë ata që preken nga çrregullime nga kalimi i stinëve vjeshtë-dimër, ku i ftohti dhe reduktimi i dritës rrit gjendjen depresive dhe redukton euforinë e festave. Nuk janë në të njëjtën gjatësi vale me të tjerët dhe nuk i perceptojnë njolloj festat”, shpjegon Maurizio Pompili, profesor i psikiatrisë në Universitetin Sapienza, në Romë të Italisë.

Jo vetëm kaq, sipas tij gjatë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri, bëhet periudhë e vështirë edhe për ata që vuajnë nga çrregullime bipolare, patologji e cila stimulon depresionin në momente festive.

“Bëhet fjalë për persona q kërkojnë ekuilibër dhe kanë ritme të rregullta. Por me afrimin e festave flihet më pak dhe euforia e përgjithshme mund ti çojë në depresion, duke i shkaktuar pagjumësi, ose gjumë të tepërt. Irritimi që ndjejnë i bën që të konsumojnë shumë karbohidrate”, shpjegon psikiatri, shkruan noa.al.

Kësisoj ai këshillon që këto festa të kalohen sa më shumë në intimitet. /a.y/noa.al