Transmetuar më 28-12-2018, 21:00

Gjarpri në ëndërr është një simbol force ose fuqie.  Nëse shikon ëndërr që po lufton me një gjarpër, do të thotë që je duke i rezistuar një ndryshimi të madh, duke luftuar për një vendim të rëndësishëm apo ndjesi të mëdha në jetë.

Lufta me gjarprin përfaqëson një lloj beteje të pushtetit në marrëdhëniet intime apo edhe në punë.

Nëse shikon në ëndërr një gjarpër që i afrohesh, atëherë në realitet je afër një problemi që po kërkon patjetër një zgjidhje nga ty.

Nëse në ëndërr shikon shumë gjarpërinj që po të frikësojnë, do të thotë që diçka po të mundon, është ende e papërcaktuar, por mund të jetë një problem në familje apo në punë, një ndjesi a një mendim.

Shumë gjarpërinj janë gjithashtu edhe simbol i një falsiteti apo hipokrizie që po të rrethon./a.k/noa.al/