Transmetuar më 28-12-2018, 12:01
Foto ilustruese

Një makinë është përfshirë nga zjarri në ecje e sipër në qytetin e Fierit, duke krijuar momente paniku.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:20 të kësaj të premteje, në vendin e quajtur “Globi”.

Në ecje e sipër ka martë flakë mjeti tip “Reno” me drejtues shtetasin Ismail Driza 20 vjeç.

Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në motorin e mjetit.

Aktualisht grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al