Transmetuar më 28-12-2018, 10:46

“Ajo lloj opozite që edhe kur vjen në parlament shfaqet si një konglomerat muskujsh dhe gjymtyrësh, është burimi më i madh i rreziqeve tona, sepse na krijon komfortin e të qenit e vetmja rrugë dhe zgjedhje. Por ne nuk pranojmë një qeverisje që kënaqet me pak”.

Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama duke folur ditën e sotme në Asamblenë e Partisë Socialiste.

Ai tha se qeveria e PS janë të gjithë ata që e përfaqësojnë në territor dhe se Partia Socialiste nuk jeton për zgjedhjet e ardhshme.

“Harrojeni përfundimisht që do ketë miq, shokë, krushq, motra, teze, që do futen në administratën shtetërore! PS nuk mund të kthehet në opozitë për shkak të krushqve, miqve apo xhaxhallarëve. Ose bëni një gjest të thjesht ikni nga PS dhe keni të gjithë drejtën e zotit të thoni na rregulloni familjet”, u shpreh Rama.

Në vijim kreu i qeverisë shtoi se socialistët që kanë marrë mandat përfaqësimi e kanë për të gjitha familjet dhe jo vetëm për të tyret.

Në këtë drejtim shtoi se kush  nuk është dakord me këtë është i lirë të shkojë në parti tjetër.

“Nëse pushteti na qenka derivat i atyre metodave skandaloze të tepsisë që kanë infektuar dhe PS. Ajo sëmundje nuk ka lidhje me ne, nuk ka lidhje me atë që themi dhe atë që jemi do i shpallim të gjithë vendet e punës në shërbimin civil”, deklaroi Rama.

Ai tha se Partia Socialiste në territor do të reformohet totalisht. a.y/noa.al

Rama: Pse zgjodha t’iu kthej faqen studentëve dhe pse më përvëlon!