Transmetuar më 28-12-2018, 09:41

Kur mendojmë për problemet shëndetësore gjëja e parë që na vjen ndërmend është një person i sëmurë i cili mund të na e ketë ngjitur dhe kjo gjë vlen kryesisht për virozat. Megjithatë mikrobet janë kudo dhe një prej zonave ku mund të qëndrojnë, është në çarçaf. Megjithatë ndonëse shpesh mendojmë se nuk janë të pistë, kjo nuk do të thotë se në çarçaf nuk ndodhet një sasi e konsiderueshme bakteresh.

Gjithçka për shkak të djersitjes, vajrave trupore, mbetjeve të pështymës, lëngje seksuale, urinë apo material fekal. Ajo që shqetëson është fakti se një pjesë e mirë e njerëzve, nuk i ndryshojnë çarçafë aq shpesh sa duhet. Kështu nëse futen në lavatriçe aq më e vështirë bëhet që mikrobet të depërtojnë në thellësi të çarçafit.

Pa marrë parasysh se çdo ditë qelizat e vdekura të lëkurës shkëputen dhe mbeten në çarçaf. Kështu në një çarçaf mund të ketë deri në 10 milionë baktere, gjë që mund të shkaktojë komplikime shëndetësore por edhe reaksione alergjike.

Ndaj nëse doni që të keni higjienë maksimale në lavatriçe futni vetëm një komplet çarçafësh për të larë. Nëse janë shumë të pistë futini me proces të gjatë, në të kundërt mjafton procesi i rregullt.

Këshillohet që të lahen në temperaturë 60°C, e cila është ideale për pastrimin e tyre dhe për zhdukjen e mikrobeve. Koha ideale e ndërrimit dhe larjes së çarçafëve është një javë ose dhjetë ditë, por jo më shumë, shkruan noa.al.

Për të garantuar më shumë higjienë, këshillohet që krevati të ajroset së paku 20 minuta çdo ditë. Pastrojini mobiliet nga pluhurat çdo ditë. Mbani parasysh që mikrobeve ju pëlqen lagështia, ndaj sigurohuni që të mos ketë lagështi në krevat. /a.y/noa.al