Transmetuar më 28-12-2018, 09:11

Tashmë syzet janë jo vetëm një aksesor mode, por përditshmëri për gjithë ata që kanë probleme me shikimin.

Ka nga ata që i mbajnë për të parë më mirë, të tjerë për të qetësuar shikimin dhe të tjerë për tu mbrojtur nga drita e diellit.

Një objekt kaq i përdorur, i cili ekspozohet shpesh ndaj gërvishtjeve për shkak të prekjeve të ndryshme, futjes në xhep etj.

Nëse edhe syzet tuaja janë gërvishtur, ka disa mënyra të cilat ndihmojnë për pastrimin e tyre.

Vendosni pak pastë dhëmbësh në xhamat e syzeve dhe fërkojeni për rreth dhjetë sekonda me një copë pambuku. Pas kësaj shpëlajini syzet me ujë të ftohtë dhe lërini të thahen. Përsëriteni disa herë këtë mënyrë, në rast të gërvishtjeve të shumta, shkruan noa.al.

Një tjetër mënyrë është duke përzierë pak sodë buke me ujë. Fërkojeni këtë masë kremoze me delikatesë mbi xhama me një copë pambuku, gjithmonë me lëvizje rrethore.

Më tej shpëlajini syzet me ujë të ftohtë dhe lërini që të thahen. /a.y/noa.al