Transmetuar më 28-12-2018, 08:32

Momente frike në New York, për shkak të shpërthimit të një impianti elektrik në zonën e Astoria, të Queens.

Shpërthimi jo vetëm bëri që të dridhen shtëpitë në zonë dhe të krijohet panik mes banorëve, por shkaktoi në qiell një dritë blu të gjatë, e cila dukej në një distancë të largët.

Fenomeni ngjalli kuriozitet të madh, ku në rrjetet sociale pas ngjarjes së mbrëmjes së djeshme, e enjte, shpërthyen komentet.

Aq sa kryebashkiaku Bill de Blasio ndërhyri duke thënë se, “Nuk ka asnjë pushtim alien apo ndonjë kërcënim nga hapësira”.

Situata u vu nën kontroll pas një beteje të gjatë të shërbimeve zjarrfikëse. /a.y/noa.al