Transmetuar më 27-12-2018, 23:04

Tre persona kanë humbur jetën pasi makina me të cilën ata udhëtonin ra nga një urë.

Tragjedia ka ndodhur në Islandë, ku në mesin e viktimave është edhe një fëmijë.

Policia islandeze tha se makina 4×4 mbante 7 persona në momentin e aksidentit.

Katër të plagosurit u dërguan menjëherë në spital, dy prej të cilëve fëmijë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Aksidenti ndodhi në një zonë të quajtur Núpsvötn në rrugën unazore të Islandës në mes të qytetit të Kirkjubæjarklaustur dhe zonës së Skaftafell, e cila është pjesë e bukurisë së Parkut Kombëtar të Vatnajökullit.