Transmetuar më 27-12-2018, 20:36

Kush më shumë e kush më pak, thuajse të gjithë vuajnë nga rënia e flokut.

Por kur rënia është në masë dhe e vazhdueshme, përbën vërtet problem serioz.

Për të parandaluar një gjë të tillë, duhet të konsumoni disa ushqime që ju bëjnë të keni flokë të shëndetshëm.

Karrota dhe çdo ushqim që ka vitaminë A pasi ndihmon për të forcuar skalpin e flokëve.

Mish pule, peshk dhe vezë sepse janë të pasura me vitamina B, e cila ndikon në hemoglobinën e flokëve.

Perimet si specat apo fruta si portokalle, manaferra dhe pjepri kanë vitamina C që ndihmon në prodhimin e kolagjenit.

Ushqimet e detit pasi janë të pasura me zink dhe sjell riprodhimin e qelizave dhe rritjen e indeve duke bërë që floku juaj të jetë i gjallë dhe i shëndetshëm.

Konsumimi i ujit pasi i ushqen qelizat duke bërë që flokët të mos bien pa u rritur siç duhet. /k.k/noa.al/