Transmetuar më 27-12-2018, 20:13

Robert P., është autori i dyshuar i masakrës së një dite më parë në Laprakë, ku u vra një vajzë 17-vjeçare dhe mbeti i plagosur një 23-vjeçar.

Robert P., është i vitit të lindjes 1999, ndërsa është shpallur në kërkim policor. Policia ka thënë se shkaku i ngjarjes ka qenë një konflikt mes djemve, në lokalin ku ndodheshin.

19-vjeçari kishte ngacmuar Briseldën dhe i dashuri i saj e ka qëlluar. Robert P., në shenjë hakmarrje ka qëlluar me armë çiftin që lëviznin me një mjet tip ‘Benz’.

Policia ka ushtruar kontrolle në banesën e autorit të dyshuar dhe po punon për kapjen e tij.

Krimi i rëndë ndodhi dje rreth orës 18:17 në Laprakë. Çifti, që ishte në një lidhje prej pak javësh, ishin në mjetin tip ‘Benz A Class’ më targë AA 226 MS, ngjyrë gri, kur dy persona të maskuar hapën zjarr ndaj tyre.