Transmetuar më 27-12-2018, 17:13

Eneda Tarifa pavarsisht se nuk ka qenë mjaft aktive në tregun muzikor së fundmi është përfolur shumë në mediat roza për shkak të ndarjes së saj nga bashkëshorti Erjon Zaloshnja.

Pas 18 vitesh bashkëjetesë, që nuk arriti kurrë të kurorëzohej, dyshja vendosën të ndaheshin krejt papritur si çift dhe si ortakë njëkohësisht.

Kjo pasi Eneda nuk është më pjesë e bandës së muzikantit Zaloshnja.

Mirëpo vetëm një ditë më parë, këngëtarja shqiptare ka publikuar këngën e saj më të re me titull “Nuk ja vlen".

“Nuk ja vlen ta humbas arsyen, nuk ja vlen se shpirti po thyhet, nuk ja vlen tjetër ishte zgjidhja jote,”- shprehet Eneda mes vargjeve.

Më poshtë keni klipin.