Transmetuar më 27-12-2018, 16:45

Briselda Gjikola, adoleshentja e cila humbi jetën mbrëmjen e djeshme pas të shtënave me armë në Laprakë, ishte gjimnaziste në shkollën Aleks Buda, në vitin e dytë. Jeta e saj e shkurtër ishte e shënjuar nga fatkeqsitë. Më e fundit i mori jetën.

Kur ishte vetëm 14 vjeç ajo humbi më të dashurën në jetë, nënën. Pas kësaj shuplake jeta e goditi edhe më fort kur i ati u martua sërish dhe u largua drejt Italisë për një jetë të re. Vajza mbeti fillikat në këtë qytet të madh së bashku me vëllain e saj binjak dhe me motrën më të vogël, për të cilën u kthye nënë.

Briselda u dashurua me një djalë që kishte rekorde kriminale. Dilnin bashkë prej një muaji. Dhe të mërkurën rezulton se 23-vjeçari ndodhej me Briseldën në një lokal, kur është përballur me të dyshuarin me të cilin kishin një konflikt të mëparshëm, i cili shoqërohej nga një shoku i tij.

Por teksa Benga dhe 17-vjeçarja janë larguar nga lokali, dyshohet se 19-vjeçari i ka ndjekur pas. Sapo dy të rinjtë kanë hipur në makinën e 23-vjeçarit “Benz E Class” me targa AA266MS, 19-vjeçari ka hapur zjarr drejt tyre.

Për shkak se është qëlluar nga pjesa e pasme e mjetit, plumbat kanë kapur në kokë Briseldën, ndërkohë që Benga ka mbetur i plagosur.

Në total drejt mjetit është qëlluar katër herë. Direkt pas ngjarjes i dyshuari ka humbur gjurmët duke përfituar nga errësira. Sakaq edhe nga kontrolli i ushtruar në banesën e të riut nga Puka dhe me banim në Tiranë, ai nuk është gjetur./b.l/noa.al/