Transmetuar më 27-12-2018, 13:54

Studentët para disa ditësh pezulluan protestat disa ditore për ti rinisur sërish në ditët e para të janarit.

E megjithatë ata janë mbledhur edhe gjatë ditës së sotme përballë kryeministrisë.

Edhe pse kryeministri Edi Rama me anë të disa VKM-ve njoftoi se ai plotësoi kërkesat e studentëve, këta të fundit duket se nuk kanë mbetur të kënaqur.

Ata kanë hapur në Bulevardin Dëshmorët e Kombit një ekspozitë “armën” e tyre më të fortë në 15 ditë protestë, memet.

Mbledhja e sotme e studentëve ka vijuar në heshtje, ndërsa kanë shpalosur pankartat më të bukura nga protesta dhe i kane vendosur ato para Kryeministrisë./a.k/noa.al/